AlbaSound

Forum
 
HomeGalleryFAQSearchRegisterLog in
forum AlbaSound
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 FAQ
 Kėrko
Latest topics
December 2017
SunMonTueWedThuFriSat
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31      
CalendarCalendar
Log in
Username:
Password:
Log in automatically: 
:: I forgot my password
Top posters
koni (546)
 
Toni (389)
 
Admin (85)
 
PLay3r-Bl@ck (1)
 
kasi-hack (1)
 
celi (1)
 
donaldi (1)
 
zyrtare (1)
 

Share | 
 

 Rice: E ardhmja e Kosovės do tė jetė e shkėlqyer

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
Toni

avatar

Number of posts : 389
Registration date : 2008-07-19

PostSubject: Rice: E ardhmja e Kosovės do tė jetė e shkėlqyer   19.07.08 13:39

Kosova ka popull tė vendosur, miq tė vendosur dhe qeveri tė vendosur", tha shefja e diplomacisė amerikane pas takimit me krerėt e shtetit tė Kosovės nė Washington.
Krerėt mė tė lartė tė shtetit tė Kosovės, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaēi u takuan tė premten nė Departamentin e Shtetit me shefen e diplomacisė amerikane, Condoleezza Rice.

Rice e cilėsoi "historike" vizitėn e parė tė udhėheqėsve tė shtetit tė Kosovės dhe pėrsėriti angazhimin amerikan pėr Kosovėn. Ajo shprehu besimin nė angazhimin e institucioneve tė Kosovės pėr ndėrtimin e njė demokracie shumetnike dhe respektimin e pakicave.

Duke komentuar kundėrshtimin e disa vendeve ndaj pavarėsisė sė Kosovės, shefja e diplomacisė amerikane pėrsėriti se Kosovėn tashmė e njohin mbi 40 shtete dhe shtoi se "e ardhmja e Kosovės do tė jetė e shkėlqyer pasi ka popull tė vendosur, miq tė vendosur dhe qeveri tė vendosur".

Presidenti dhe kryeministri i Kosovės i shprehėn mirėnjohjen e tyre Sekretares amerikane tė Shtetit pėr angazhimin dhe mbėshtetjen e SHBA-ve pėr Kosovėn. Presidenti Sejdiu pas takimit, para mediave, tha se "do tė ndėrtojmė njė Kosovė qė do tė jetė atdhe i tė gjithėve". Kryeministri Thaēi nėnvizoi se "Kosova e pavarur ėshtė vend i paqes dhe progresit Krerėt e shtetit tė Kosovės nėnvizuan pėrparimin e shėnuar nė kėto muaj tė para tė pavarėsisė.

Rice duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė gazetarėve foli dhe pėr tė ardhmen evropiane tė Kosovės dhe Serbisė. "Kosova dhe Serbia do jenė pjesė e shtėpisė evropiane dhe do bėjnė reformat e nevojshme pėr tė qenė pjesė e sė ardhmes sė Evropės", tha Rice.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice nė mbyllje tė konferencės pėr shtyp tha se "udhėheqja e Kosovės ėshtė e zonja tė demonstrojė tė ardhmen evropiane tė vendit".

Tė hėnėn, mė 21 korrik presidenti dhe kryeministri i Republikės sė Kosovės do tė takohen nė Shtėpinė e Bardhė me presidentin e SHBA-ve, George Bush. /Radio Evropa e Lirė
Back to top Go down
View user profile
 
Rice: E ardhmja e Kosovės do tė jetė e shkėlqyer
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Cornerhouse Hi Fi Roots Classics Part 1
» The Funk Brothers

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
AlbaSound :: Lajmet Ditore-
Jump to: