AlbaSound

Forum
 
HomeGalleryFAQSearchRegisterLog in
forum AlbaSound
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 FAQ
 Kėrko
Latest topics
January 2018
SunMonTueWedThuFriSat
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   
CalendarCalendar
Log in
Username:
Password:
Log in automatically: 
:: I forgot my password
Top posters
koni (546)
 
Toni (389)
 
Admin (85)
 
PLay3r-Bl@ck (1)
 
kasi-hack (1)
 
celi (1)
 
donaldi (1)
 
zyrtare (1)
 

Share | 
 

 Penalltia nė shtesė i zbardh "faqen" Dinamos

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
koni
Admin
avatar

Number of posts : 546
Registration date : 2008-07-26

PostSubject: Penalltia nė shtesė i zbardh "faqen" Dinamos   27.07.08 9:15

Dinamo Teuta 2 1

Shėnues: Ishka 22', Kuli 93+3' / Hysa 60'

Dinamo: Kotorri, Bodrusiē, Pisha (Diop 74'), Graniē, Abraham, Kuli, Poēi, Allmuēa, Ishka (Ishka 69'), Vinēetiē, Pollozhani (Ferraj 69')

Trajner: I.Daja

Teuta: Vashaku, Stafa, Dushku, Ahmeti, Buna, Pashaj, Vila (Vieros 62'), Ēaushaj, Hysa (Ēota 70'), Gjondeda (Kote 86'), Mile.

Trajner: K.Mile

Gjyqtar: L.Jemini (Tiranė), D.Sala (Shkodėr), E.Guēe (Lushnjė)

Kartonė tė verdhė: Dushku, Hameti (2), Vashaku, Pashaj.

Kartonė i kuq: Ahmeti



8' Kuli tenton nga distanca, por iniciativa e kavajasit ka pėrfunduar nė krahun e djathtė tė portės mike.

9' Poēi tenton nė tė njėjtin pozicion me Kulin, por gjuajtja e fierakut ka qenė njė fotokopje e asaj tė Kulit.

11' Hysa tenton nė hyrje tė zonės, por Kotorri pret pa problem.

14' Bodrusiē tenton me tė djathtėn, por Vashaku lehtėsisht.

16' Pollozhani, nga njė goditje standarde, kėrkon tė surprizojė portierin mik Vashaku, por durrsaku ėshtė i sigurt nė ndėrhyrjen e tij, duke e neutralizuar gjuajtjen e tij.

22' Vinēetiē hedh njė top nė zonė dhe, pas njė gabimi tė mbrojtjes durrsake, Ishka brenda zonės pėrfiton dhe me tė majtėn godet saktė, duke kaluar Dinamon nė avantazh. 1-0.

28' Mile brenda zonės godet fuqishėm me tė djathtėn, por jashtė kuadratit blu.

30' Kuli hedh njė top brenda nė zonė dhe aty Dushku, nė tentativė pėr ta larguar, rrezikon autogol nė portėn e tij.

37' Ishka jep njė pasim perfekt pėr Allmuēėn, i cili brenda zonės kėrkon tė surprizojė Vashakun me njė parabėl, por iniciativa e tij ndalet nga portieri mik.

38' Stafa brenda zonės i ka tė gjitha mundėsitė tė barazojė, por godet nė mėnyrė tė pasaktė jashtė.

40' Kuli i rrėmben njė top Vilės dhe futet bukur nė zonė, duke lėshuar njė goditje potente, por qė ndalet vetėm nga traversa e kuadratit durrsak.

52' Mile godet me tė djathtėn nga larg, por mbi traversė.

57' Ēaushaj kroson pėr Hysėn, por ky i fundit pranė portės godet me kokė jashtė.

60' Hysa futet bukur brenda nė zonė dhe pason tek Mile, ndėrkohė qė pas njė karamboli topi kthehet tek Hysa, qė nuk e ka tė vėshtirė ta kalojė nė rrjetė dhe tė barazojė rezultatin nė 1-1.

63'- Ahmeti ndėrhyn brutalisht ndaj Vinēetiēit dhe pėr kryesorin Jemini ėshtė kartoni i dytė i verdhė dhe automatikisht i kuq pėr tė.

66' Pisha godet brenda zonės, por jashtė.

72' Pema tenton me "gėrshėrė" dhe topi ndalet nga njė mbrojtės. Dinamovitėt pretendojnė pėr 11 metėrsh.

74' Pema godet fuqishėm dhe Vashaku ka pritur nė dy kohė.

78' Allmuēa tenton brenda zonės, por ndėrhyn mbrojtja dhe Vinēetiē godet mė pas nė mėnyrė tė pasaktė jashtė.

83' Allmuēa tenton me tė djathtėn, por gjuajtje e tij pėrfundon ngjitur me shtyllėn e djathtė pingule tė Vashakut.

88' Allmuēa kėtė herė mė kokė ka "qethur" traversėn e Teutės.

90+3'- Rrėmujė brenda zonės sė Teutės, Allmuēa godet fuqishėm dhe aty Pashja e ka ndalur topin me dorė, pėr kryesorin Jemini ėshtė 11 metėrsh. Kuli ekzekuton saktėsisht dhe 2 1 pėr Dinamon nė sekondat e fundit tė ndeshjes.



Deklarojnė

Ilir Daja, trajner i Dinamos: "Ishte njė fitore shumė e mundimshme dhe jam shumė i pakėnaqur nga futbollistėt e mi pėr atė qė shfaqėn nė fushė. Pėrveē problemeve taktike, kemi pasur edhe mungesė tė shpirtit tė garės. Gabimet nė kėto momente qė jemi nuk na tolerohen. Sigurisht qė faji nuk ėshtė vetėm i futbollistėve. Duhet tė gjejmė elementet motivuese pėr skuadrėn, nė mėnyrė qė tė mos zhvillojmė mė ndeshje tė tilla."

Kristaq Mile, trajner i Teutės: "Kishim ardhur kėtu pėr tė mos dalė pa pikė, ndėrkohė qė duhet parė edhe pozicioni i gjyqtarit nė kėtė takim, sepse jemi njė skuadėr me elementė tė rinj dhe vetėm mungesa e eksperiencės bėn qė tė ndėrhyjnė nė atė mėnyrė. 11 metėrshin nuk dua ta komentoj, por pėr shtesėn dhe gjykimin nė tėrėsi kam rezervat e mia."



Tė veēanta

Nė tribunėn "VIP" ishin tė pranishėm shumė figura tė njohura tė futbollit shqiptar, si Miēo Papadhopulli dhe Vasil Bici. Ndėrkohė, tė pranishėm ishin edhe dy presidentėt e skuadrave respektive, Besnik Sulaj dhe Edmond Hasanbelliu.

Nė pjesėn e dytė, nė tribunėn kryesore tė stadiumit "Selman Stėrmasi" ka plasur njė sherr masiv midis tifozėrive. Vetėm ndėrhyrja e policisė ka bėrė qė situata tė qetėsohet, pasi janė shoqėruar disa persona pėr nė komisariat.

Edhe njė herė ndeshja midis Dinamos dhe Teutės ka pėrfunduar nė rezultatin 2 1, duke u zgjidhur nė minutat e fundit.





Komenti

Dinamo ka fituar me shumė mundim, duke siguruar kėshtu vendin e parė nė javėn e 25-tė tė kampionatit. Blutė kryeqytetas e kanė nisur mjaft mirė, duke kaluar nė avantazh me anė tė Ishkės dhe nė tė gjitha momentet kėtij fraksioni kanė pasur nė dorė frenat e lojės. Teuta kėrkon tė kundėrsulmojė me anė tė Miles dhe Hysės, por pėrballė tyre ėshtė njė mbrojtje tepėr e sigurt dhe me eksperiencė. Nė mungesė tė Pejiēit tė skualifikuar, trajneri Daja ka hedhur nė fushė njė formacion me shumė mesfushorė, ndėrkohė qė Poēi luan mė i avancuar pėrkrah Pollozhanit, Ishka dhe Allmuēa formojnė dyshen e qendrės nė mesfushė.

Nė pamje tė parė, ndeshja u duk sikur do tė kishte vetėm njė protagonist, por nė pjesėn e dytė, falė grintės sė skuadrės durrsake, rrjedha e takimit do tė ndryshojė kur nė minutėn e 60-tė talenti tiranas Hysa do tė ndėshkojė dinamovitėt pas njė aksioni tė gjatė tė "djemve tė detit". Qė nga ky moment, edhe pse pankina blu bėn lėvizjet e radhės, duke aktivizuar Pemėn, Ferrajn dhe Diopin, asgjė nuk do tė ndryshojė nė motivimin e skuadrės kryesuese. Mė pas, njė ndėrhyje brutale e Ahmetit nė dėm tė Vinēetiēit bėn qė gjyqtari kryesor Jemini tė ndėshkojė me kartonin e dytė tė verdhė mbrojtėsin e ri durrsak. Teuta luan me njė lojtar mė pak pėr disa minuta, ndėrkohė qė Dinamo shfaqet e pafuqishme pėr tė goditur kuadratin e mbrojtur nga Vashaku. Njė lojė e vakėt karakterizon futbollistėt blu deri nė sekondat e fundit tė takimit. Pema dhe Allmuēa do tė pėrpiqen shumė pėr tė gjetur golin e fitores, por ai do tė vijė nė momentin qė tė gjithė nė stadiumin "Selman Stėrmasi" ishin pajtuar me rezultatin 1 1. Nė minutat shtesė tė takimit Ferraj harkon bukur nga e majta dhe aty Pema tenton tė godasė dhe ndėrpritet nga mbrojtja durrsake, por Allmuēa ėshtė i shkathėt dhe godet fuqishėm, ndėrkohė qė gjuajtja e tij ndėrpritet nga dora e Pashajt, sipas kryesorit Jemini, i cili ndėshkon dhe me kartonin e verdhė mbrojtėsin bregdetar dhe akordon 11 metėrsh nė favor tė Dinamos. Kuli merr pėrsipėr ekzekutimin e 11 metėrshit dhe godet saktėsisht, duke kaluar nė avantazh Dinamon nė sekondat e fundit 2 1. Entuziazėm nė kampin blu, kur edhe njė herė ėshtė pėrsėritur historia e ndeshjes sė javės sė 15 tė, kur Dinamo pėrmbyste gjithēka "in extremis". Tashmė, edhe pse fitorja ishte tepėr e vuajtur, rėndėsi pėr skuadrėn e Dajės ka 3 pikėshi tepėr me vlera, qė e ngjit skuadrėn blu nė krye tė klasifikimit, nė kuotėn e 51 pikėve, kundrejt 49 tė Partizanit. Nė ndeshjen e ardhshme Dinamo do tė pėrballet me Kastriotin e Krujės, ndėrkohė qė Partizani ka njė transfertė tepėr tė vėshtirė pėrballė Flamurtarit tė Vlorės.
Back to top Go down
View user profile
 
Penalltia nė shtesė i zbardh "faqen" Dinamos
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Stump the DJ - my new "game"
» Sneak Preview of "PARALLELS" performed by Supernal Endgame
» New REINXEED - "Higher"
» Second McNaught V5 - "Vader"
» My update on "UFOs"

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
AlbaSound :: Sport-
Jump to: