AlbaSound

Forum
 
HomeGalleryFAQSearchRegisterLog in
forum AlbaSound
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 FAQ
 Kėrko
Latest topics
December 2017
SunMonTueWedThuFriSat
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31      
CalendarCalendar
Log in
Username:
Password:
Log in automatically: 
:: I forgot my password
Top posters
koni (546)
 
Toni (389)
 
Admin (85)
 
PLay3r-Bl@ck (1)
 
kasi-hack (1)
 
celi (1)
 
donaldi (1)
 
zyrtare (1)
 

Share | 
 

 Importet financohen nga ekonomia e zezė

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
koni
Admin
avatar

Number of posts : 546
Registration date : 2008-07-26

PostSubject: Importet financohen nga ekonomia e zezė   27.07.08 7:46

Derisa mungesa e parave kesh nė Kosovė ėshtė evidente dhe rritja ekonomike shumė e vogėl, nė nivelin e 3 pėr qind, importet vazhdojnė tė rriten me ritme tė frikshme. Deficiti tregtarė pėr muajin maj ėshtė 142 milionė euro. Ekspertėt thonė se njė pjesė tė madhe e importeve financohet nga ekonomia e zezė qė ėshtė nė nivelin e 1.2 miliard eurove.
Tė dhėnat nga tregtia e jashtme nė Kosovė tregojnė pėr njė deficit tregtar pėr muajin maj 2008 prej 142.0 milionė euro, krahasuar me deficitin prej 114.3 milionė euro tė muajit maj tė vitit 2007. Eksportet e Kosovės nė drejtim nė shteteve tjera nė muajin maj ishin nė vlerėn prej 26.0 milionė eurove, ndėrsa importet nė shumėn prej 168.0 milionė euro.

“Ėshtė njė rritje prej 65,5% e eksporteve dhe 29,2% pėr importet, krahasuar me majin e vitit tė kaluar”, thuhet nė publikimin e Entit Statistikor tė Kosovės.

Safet Gėrxhaliu, sekretar pėr Marrėdhėnie me Jashtė nė Odėn Ekonomike tė Kosovės tha se kjo rritje e deficitit tregtar tregon pikė sė pari pėr mungesėn e konsumit tė prodhimeve vendore.

“Tranzicioni nė ēdo shtet paraqet njė periudhė kohore ku ka kanale tė ndryshme informale tė ardhurave. Nė Kosovė Banka Botėrore dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar kanė vlerėsuar se ekonomia informale ėshtė nė nivelin e 1.2 miliard eurove. Kjo ėshtė shifėr e verifikuar. Mendojeni se sa do te jetė shifra e parave qė nuk dihet nga vinė dhe nuk ka asnjė statistikė pėr ato”, tha Gėrxhaliu.

Ai mendon se pėrkeqėsimi i bilancit tregtar dhe rritja e importeve ėshtė njė vėrejtje pėr qeverinė aktuale, se duhet tė ndėrmarrė diēka nė kėtė drejtim me qėllim mbrojtjen e prodhimeve vendore, pėrkrahjen e komunitetit tė biznesit nė nivelin qė e mbėshtesin shtetet e rajonit etj.

Sipas tė dhėnave tė Entit tė Statistikave tė Kosovės, (70,1%) tė eksportit e pėrbėjnė metalet bazė dhe artikujt prej tyre, (11,3%) produktet minerale, (4,4%) makineritė, pajisjet mekanike dhe elektrike, (3,4%) ushqimet e pėrgatitura, pijet dhe duhani, (2,5%) plastikė, gomė dhe artikuj prej tyre, (2,2%) lėkurė dhe artikuj prej tyre etj.

Ndėrsa sa i pėrket importeve (20,3%) tė tyre e pėrbėjnė produktet minerale, (13,7%) ushqimet e pėrgatitura, pijet dhe duhani, (10,5%) makineritė, pajisjet mekanike dhe elektrike, (10,4%) metale bazė dhe artikuj prej tyre, (6,9%) produkte tė industrisė kimike, (6,4%) produktet bimore, (5,9%) mjetet e transporti etj.

Ndėrsa sa i pėrket vendeve ku mė sė shumti kemi eksportuar nė vendin e parė ėshtė Italia (21,8%), Belgjika (18,1%), Maqedonia (10,7%), Greqia (7,6%), Zvicra (7,4%), Shqipėria (5,7%) etj.

Ndėrsa vendet ku mė sė shumti kemi importuar mallra janė Maqedonia (22,6%),
Serbia (9,4%), Gjermania (9,2%), Turqia (8,0%), Kina (5,3%), Italia (4,0%) etj.
Nė total Bashkimi Evropian me (36,3%) bėnė pjesė nė importet e vendit tonė, kurse nė eksport merr pjesė me (57,5%).
Back to top Go down
View user profile
 
Importet financohen nga ekonomia e zezė
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
AlbaSound :: Lajmet Ditore-
Jump to: